Kallas: Koha është që BE-ja të jetë gati për mbrojtjen e kontinentit

Para 10 muaj

Ajo theksoi se ata do të përdorin “çdo levë që kemi” nga përshtatja e rregullave fiskale për shpenzimet e mbrojtjes, te mobilizimi i buxhetit të bllokut dhe kreditë e reja për prokurimin e përbashkët të pajisjeve.

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka deklaruar se koha është që blloku evropian të riarmatosur dhe të jetë gati për mbrojtjen e Evropës.

“Koha është që të riarmatosemi, të ripajisemi dhe të jemi gati për mbrojtjen e Evropës”, shkroi Kallas në platformën sociale X para takimit të së enjtes të Këshillit Evropian, ku liderët do të zhvillojnë bisedime për shpenzimet e mbrojtjes.

Ajo theksoi se ata do të përdorin “çdo levë që kemi” nga përshtatja e rregullave fiskale për shpenzimet e mbrojtjes, te mobilizimi i buxhetit të bllokut dhe kreditë e reja për prokurimin e përbashkët të pajisjeve.

“Ne gjithashtu duhet të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi ajo.

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshkroi një plan të quajtur ‘ReArm Europe’ për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të kontinentit që do të mobilizojë deri në 800 miliardë euro.

Njoftimi vjen pas raportimeve se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën pas një përplasjeje të ashpër në Zyrën Ovale me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.