Jonuz Zejnullahu – Hoxha që dha jetën për të ndalur tankun serb

Para 1 vit

Sot bëhen 26 vjet nga rënia heroike e Hoxhës Jonuz Zejnullahu, një prej figurave më të dalluara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha jetën për lirinë e popullit të tij gjatë betejës së lavdishme të Koshares.

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Jonuzin si një njeri me guxim të jashtëzakonshëm dhe një luftëtar të pakrahasueshëm. Ai ishte jo vetëm hoxhë dhe udhërrëfyes shpirtëror, por edhe një ushtar i vendosur në vijën e parë të frontit.

Sipas rrëfimeve të bashkëluftëtarëve, në një moment kritik për mbrojtjen e civilëve shqiptarë, ai mori guximin të depërtojë deri në një bunker të ushtrisë serbe, ku hodhi një granatë për të ndalur avancimin e tankeve armike. Në këtë akt vetësakrifice, ai ra dëshmor, duke u bërë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri.

Sot, kujtimi për Jonuz Zejnullahun mbetet i gjallë në zemrat e popullit të Kosovës, që gëzon lirinë falë heronjve si ai.