Jennifer Lopez në gjendje të rënduar psikologjike prej kritikave për…

Para 11 muaj

Jennifer Lopez ka përjetuar një vit të vështirë, pavarësisht suksesit të filmit të saj të ri, “Kiss of the Spider Woman”, i cili u prit mirë në Festivalin e Filmit Sundance. Megjithatë, ajo është e lënduar nga pengesat që ka hasur në industrinë e filmit, duke përfshirë nominimin për ‘Golden Raspberry’ si aktorja më e keqe për rolin e saj në filmin “Atlas”.

Një burim i afërt me Lopez ka deklaruar se një tjetër goditje për egon e saj ka qenë reagimi i kritikëve ndaj filmit të saj autobiografik “This Is Me… Now”, i cili pati gjithashtu shitje të dobëta biletash, duke detyruar anulimin e premierave. Për shkak të këtyre vështirësive, Jennifer ka shprehur dëshirën të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj. Një burim ka shprehur se:Jennifer po e merr shumë keq. Viti i kaluar ka qenë deri tani më i vështiri i jetës së saj

Këto momente vështirësie pasojnë edhe divorcimin nga Ben Affleck vitin e kaluar, i cili tani është finalizuar.