Në Sllup të Deçanit, qindra qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë Kosova i dhanë lamtumirën e fundit veteranes së UÇK-së, Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore, të cilët vlerësuan lart sakrificën dhe kontributin e familjes Mazrekaj për lirinë e Kosovës. Zymë Mazrekaj u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar kombëtare, e cila do të kujtohet brez pas brezi.
