Hysni Mehani larg Kuvendit, siguron vetëm 906 vota në Skenderaj

Para 13 ditë

Hysni Mehani po mbetet jashtë garës për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi nga rreth 72% e votave të numëruara renditet i 80-ti në listën e Lëvizja Vetëvendosje me 6,011 vota. Edhe në Skenderaj, ku është kryetar i degës së partisë, ai ka marrë vetëm 906 vota nga mbi 80% e kutive të numëruara. Mehani është njohur për kritikat ndaj kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, me të cilin së fundmi u përfshi edhe në një incident fizik që ngjalli reagime të shumta publike.