Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një moment tensioni gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Preshevës, ku kryetarja Ardita Sinani dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpra një zyrtari të komunës.
Në pamjet e shpërndara nga subjekti “Alternativa për Ndryshim”, Sinani dëgjohet disa herë duke thënë: “Hup aty, mos mu ofro. Hup!”
Ky subjekt opozitar e ka cilësuar sjelljen e kryetares si “shqetësuese” dhe shenjë të “gjendjes së rënduar emocionale”.
Në reagimin e tyre, ata akuzojnë Sinanin për “paaftësi në menaxhim” dhe për “përdorim të viktimizimit politik për të shmangur përgjegjësinë”.
Ndërkohë, vetë Sinani nuk ka komentuar publikisht për incidentin.
