Homazhe për Haki Rugova në 4-vjetorin e vdekjes

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Istog, Ilir Ferati, së bashku me përfaqësues të Lidhja Demokratike e Kosovës dhe familjarë, kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të kësaj komune dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Rugova kujtohet si një veprimtar i përkushtuar dhe kontribues i rëndësishëm në proceset e shtetndërtimit të Kosovës.