Albulena Haxhiu zhvilloi takim me Arian Gashi, ku u diskutua gjendja në sistemin prokurorial dhe sfidat aktuale.
Në fokus ishte nevoja për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, si dhe çështjet që lidhen me buxhetin, infrastrukturën dhe mungesën e stafit në Këshilli Prokurorial i Kosovës. Haxhiu theksoi përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë institucionale.
