Gucati kundër përdorimit të stemës së UÇK-së në Shqipëri, por pse munguan reagimet kur ajo shfaqej në tubime politike në Kosovë?

Para 13 ditë

Reagimi i kryetarit të Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ndaj përdorimit të stemës së UÇK-së në protestën e ktyre ditëve në Shqipëri ka hapur debat në opinionin publik.

Gucati deklaroi se stema e UÇK-së nuk duhet të përdoret për qëllime politike dhe se askush nuk ka mandat të flasë në emër të veteranëve. Sipas tij, simboli i UÇK-së përfaqëson luftën çlirimtare dhe nuk duhet të shërbejë për agjenda të përditshme politike.

Megjithatë, deklarata e tij ka nxitur pyetje për qëndrimin e OVL-UÇK-së ndër vite, pasi stema e UÇK-së është parë shpesh në tubime politike, aktivitete partiake dhe paraqitje publike të figurave politike në Kosovë. Kritikët pyesin pse nuk janë dëgjuar reagime të ngjashme kur simbolika e UÇK-së është përdorur në ngjarje të lidhura me parti të ndryshme politike.

Debati tashmë po zhvendoset nga rasti konkret në Shqipëri te standardi që duhet të zbatohet për përdorimin e simboleve të luftës: a duhet të ketë të njëjtin qëndrim ndaj çdo përdorimi politik të stemës së UÇK-së, pavarësisht se kush e bën atë?