Policia në Prishtinë, këtë të mërkurë ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Bazuar në informacionet zyrtare, aksidenti kishte ndodhur të martën, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, transmeton Klankosova.tv.
Pas identifikimit të të dyshuarit, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
