Gjendet i vdekur në veturën e tij një person në Gjilan

Para 11 muaj

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Dobërqan të Gjilanit.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësorë që ka arritur në vendin e ngjarjes.

Pas konstatimit të vdekjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer autopsi dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast.