Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve të realizuara nga Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, janë gjetur mbetje eshtrash në fshatin Marinë të Skenderajt. Sipas raportit, dyshohet se mbetjet i përkasin personave të zhdukur gjatë viteve 1998/1999, ndërsa eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.
