Gjakova nis ndërtimi i fabrikës së parë të municioneve “Made in Kosova”

Para 1 muaj

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e kompleksit të parë industrial të municioneve në Jahoc të Gjakova.

Sipas tij, kompleksi do të ndërtohet në 19 hektarë dhe do të prodhojë municione të kalibrit 5.56 mm dhe 7.62 mm. Ai tha se pajisjet prodhuese po përgatiten në Turqi, ndërsa personeli kosovar pritet të specializohet atje para nisjes së prodhimit vendor.

Maqedonci e cilësoi projektin si hap historik për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.