Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar 36 rekrutë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptas, të cilët nga sot i bashkohen FSK-së si ushtarë. Ceremonia u mbajt në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke theksuar përkushtimin për një forcë gjithëpërfshirëse dhe shumëetnike. Sipas FSK-së, rekrutët kanë përfunduar trajnimin bazik ushtarak dhe janë përgatitur për misionin e institucionit në shërbim të qytetarëve.
