Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Para 29 ditë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi. 45 minutat e para në “Fadil Vokrri” përfunduan pa gola 0:0.

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së madhe Kosovë-Turqi.

0:0 është rezultati.

________________________________________________________________________________________________________________________

Portat mbeten të paprekura, por “Dardanët” zhvilluan lojë tejet të mirë duke pasur edhe rastet e veta të cilat nuk i konkretizuan.

Shansi kryesor ishte ai i Fisnik Asllanit, i cili qëlloi shtyllën e portës kundërshtare.

________________________________________________________________________________________________________________________

Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.

Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të shpejtë

Ka kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.

Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.

Loja zhvillohet me një ritem goxha të mirë

Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.

Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.

Nga mesi i fushës u nisën djelmoshat e Franco Fodës.

Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.