Federata e Pingpongut e Kosovës shpall “Laureatët e Vitit 2025”

Para 3 muaj

Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne “Laureatët e Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet dhe partnerët që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.

Seniorja më e mirë e vitit u shpall Lenë Osmani, ndërsa Kreshnik Mahmuti u zgjodh seniori më i mirë i vitit, raporton Klankosova.tv.

Sportistët më të mirë sipas kategorive (U9–U21)

  • U9 Femra: Zana Bllaca
  • U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi
  • U11 Femra: Zana Bllaca
  • U11 Meshkuj: Denat Makolli
  • U13 Femra: Lira Hashani
  • U13 Meshkuj: Imran Duraku
  • U15 Femra: Zana Bllaca
  • U15 Meshkuj: Olti Behluli
  • U17 Femra: Taibe Ruli
  • U17 Meshkuj: Andis Qeku
  • U19 Femra: Lenë Osmani
  • U19 Meshkuj: Andis Qeku
  • U21 Femra: Lenë Osmani
  • U21 Meshkuj: Akil Mahmuti

Ekipet më të mira të vitit 2025

  • U15 Meshkuj: KVPP Prizreni
  • Senior Femra: Prishtina F
  • Senior Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Klubet më të dalluara

  • Femra: Prishtina F
  • Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Çmime për kontribut dhe profesionalizëm

  • Punëtori Sportiv i Vitit: Fitim Krasniqi
  • Gjyqtari i Vitit: Lulzim Bajraj
  • Trajneri i Vitit (Femra): Feat Osmani
  • Trajneri i Vitit (Meshkuj): Granit Gashi

Me mirënjohje të veçanta u nderuan edhe Bedri Hoti (50 vite kontribut me KPP Shpresa), Naim Azemi (titulli Blue Badge), Bashkim Vatovci (post mortum), Shpend Ahmeti (fotograf në eventet WTT), Edona Haxha (koordinatore e vullnetarëve në eventet WTT) dhe Bernard Tahirbegoll (mjek sportiv).

Federata ndau gjithashtu mirënjohje për institucione dhe drejtoritë komunale të sportit për përkrahjen e vazhdueshme gjatë vitit 2025.