Numërohen 6% e votave, Osmani kryeson bindshëm listën e LDK-së

Para 4 oresh

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon nëpër Qendrat Komunale të Numërimit. Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar rreth 6% e kutive të votimit në nivel vendi, përkatësisht 144 nga 2,498 kuti.

Në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeson Vjosa Osmani me 3,277 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 3,044 vota.

Në vendin e tretë renditet Doarsa Kica-Xhelili me 2,320 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 1,705 vota. Dhjetëshja e parë përfshin gjithashtu Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Anton Quni.

Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave në të gjithë vendin.