Pas suksesit të Distria Krasniqit e cila u kurorëzua me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, suksesin e njëjtë synojnë ta përsërisin edhe xhudistët e tjerë të Kosovës.
Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të ngjiten sot në tatami për të synuar medalje evropiane, raporton KlanKosova.tv.
Fazliu garon në kategorinë e femrave -63kg, Gjakova në kategorinë e meshkujve -73kg ashtu siç garon edhe Dardan Cena.
