I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.Hoxhaj, ka diskutuar mundësitë dhe sfidat që ka Kosova për anëtarësimin në NATO, duke vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë dinamike dhe e orientuar në koordinim me partnerët amerikanë dhe evropianë.
Sipas tij një nga kontributet më të mëdha të Trump, për Kosovën ka qenë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës dhe njohja e Izraelit.
“Gabojmë nese e lexojmë Trump gabimisht. Nga presidenti Trump ne i kemi transofrmimin e FSK në ushtri të Kosovës, kemi për herë të parë në një letër të presidentëve të ShBA që dialogu duhet të përfundoj me një njohje të ndërsjellë, kemi njohjen e Izraelit nga ai, nga Trumpi rajoni e ka Malin e Zi në NATO, Maqedonia e Veriut gjthashtu është antarsu në NATO. Një politikë e paparashikueshme është se si Evropa e sheh Trump dhe Trump e sheh Evropën ka një dallim kogja të madh. Ka një injorim të Evropës, se ajo nuk ka arrit në këto 30 vitet e fundit, mas fundit të luftës së ftohtë që ta gjej një mision gjeopolitik, as lufta në Ukrainë nuk e ka kfjellë gjeopolitikisht. Unë e shoh Trump si një mundësi nëse ne dim me u përshtat në atë se cfarë po ndodh. Ne duhet të ndërtojmë në mandatin e parë të Trump si një bazë për të kërku më shumë mbështetje dhe vëmendje amerikane, dhe mbi të gjitha edhe të themi se cilat janë pritjet që i ka nga ana jonë”, tha ai.
“Unë e shoh shumë të mundur që një politikë dhe një kryeministër kredibil i Kosovës mund ta përmbyllë gjatë kësaj kohe jo tërsish procesin e antarsimit në NATO, por në vitin 2027 është një samit i madh i NATO-s në Shqipëri, dhe ne nese kemi një qeveri të përgjegjshme gjatë vitit 2025 dhe 2026, kemi një poltikë të jashtme dinamike nuk e përjashtoj mundësinë që në vitin 2027 mund të vendoset Kosova në agjenden e Samitit të NATO-s në Tiranë”, potencoi ai.
Ai ka theksuar mundësinë që, gjatë Samitit të NATO-s në vitin 2027 në Shqipëri, të mund të vendoset një afat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në aleancën ushtarake.
