Elfete Humolli: Vajza që u bë simbol i lirisë dhe krenarisë shqiptare

Para 6 muaj

Elfete Humolli mbetet një nga figurat më të ndritura të qëndresës sonë  një vajzë e re nga Lupçi i Poshtëm i Podujevës, e cila me zemër të madhe e shpirt atdhetar iu bashkua protestave për liri e pavarësi. Ende pa i mbushur 17 vjet, në demonstratën paqësore të vitit 1990 kundër heqjes së autonomisë së Kosovës, Elfetja u vra mizorisht nga policia serbe, duke u shndërruar në simbol të sakrificës rinore për liri.

Kujtimi për të është i shenjtë  ashtu siç është edhe kujtimi për vëllain e saj, Mentorin, i cili rrugën e motrës e vazhdoi me armë në dorë. Ai ra dëshmor në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar kundër okupatorit serb për të njëjtin ideal për të cilin u flijua edhe Elfetja.