Dyshohet se vodhi mbi 170 mijë dollarë nga kasaforta – kërkohet paraburgim për të dyshuarën në Pejë

Para 6 ditë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim për të pandehurën A.K., e dyshuar për vjedhje të rëndë. Sipas dyshimeve, ajo ka marrë mbi 176 mijë dollarë dhe 3,750 euro nga një kasafortë në një shtëpi në Peja, duke shfrytëzuar çelësin e pronarit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes nëntorit 2025 dhe janarit 2026, ndërsa e dyshuara u arrestua më 21 prill dhe aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh.