Dhunim në Lipjan – një grua merr tretman mjekësor, i dyshuari në mbajtje

Para 9 muaj

Një rast i rëndë dhunimi është raportuar në orët e hershme të 30 majit në komunën e Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një grua. Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit të rastit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.