I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Ramadan Nishori, tha se në shoqëri ende mungon përkrahja e duhur për viktimat.
Ai theksoi se dalja e tij publike ka inkurajuar shumë të mbijetuar të kërkojnë ndihmë, ndërsa shtoi se heshtja është barrë e rëndë për ta. Nishori tregoi se falë mbështetjes së familjes dhe ndihmës profesionale, arriti të përballet me të kaluarën dhe të ndihmojë edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
