Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të një trajnimi dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.
Trajnimi është zhvilluar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative, përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
Ky aktivitet është pjesë e një cikli të planifikuar trajnimesh që do të vazhdojë në të gjitha tetë rajonet policore, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare.
