Me guxim, besë e flijim, Tigrat e Zi mbetën një nga formacionet më të pathyeshme dhe më të lavdishme të luftës për liri.
Nën komandën e të paharruarit Besim Mala – Murrizi, ata mbrojtën idealin kombëtar me jetët e tyre dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re.
Lavdi Kolonel Besim Murrit!
Një strateg, një luftëtar i pathyeshëm dhe një bir i denjë i atdheut, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e popullit të vet.
🇦🇱 Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve që ranë për Kosovën, për Shqipërinë, për flamurin tonë kuqezi!
