Arrestohet një person në Gjilan për vetëgjyqësi dhe kanosje

Para 2 muaj

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për “vetëgjyqësi” dhe “kanosje”, pasi ka penguar zhvillimin e punimeve në një pronë private.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 prill rreth orës 08:30, kur i dyshuari ka ndërhyrë dhe ka kanosur punëkryesit e angazhuar për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilin posedoheshin lejet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.