Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad apel për kujdes ndaj shtetasve në katër shtete të Gjirit

Para 3 muaj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka këshilluar shtetasit e Kosovës që qëndrojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman të tregojnë kujdes maksimal për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ekziston rrezik për përshkallëzim të situatës, që mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe pasoja të tjera të paparashikuara.

Shtetasit këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe mediet, si dhe të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake. Për raste urgjente, ambasada në Riad ka vënë në dispozicion numrin: +966 53 750 88 35.