Amanpour: Për pak sa nuk u rrëmbeva nga Arkan gjatë luftës në Ballkan

Para 10 muaj

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka rrëfyer një episod dramatik nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi. Gjatë raportimeve të saj të ashpra ndaj politikave gjenocidale serbe në Bosnje dhe paralajmërimeve për Kosovën, ajo u bë objektiv i bandës famëkeqe të Željko Ražnatović – Arkan.

Sipas Amanpour, për shkak të qëndrimit të saj kritik, ajo ishte shumë afër të merrej peng nga forcat e Arkanit – një nga figurat më brutale të luftës në Ballkan. Ajo e përshkroi këtë si një nga përvojat më të rënda të karrierës së saj si korrespondente lufte.

Christiane Amanpour në rrëfimin e saj thekson se atmosfera në terren ishte tejet e tensionuar dhe e rrezikshme për gazetarët ndërkombëtarë, sidomos ata që flisnin hapur kundër krimeve të kryera nga forcat serbe. Ajo kujton se raportimet e saj të guximshme për mizoritë në Bosnje dhe paralajmërimet për ndodhitë në Kosovë kishin tërhequr vëmendjen e Arkanit dhe njerëzve të tij.

Ky moment, siç e përshkruan ajo, i solli një ndjesi reale frike për jetën – një përballje e drejtpërdrejtë me rrezikun në emër të së vërtetës dhe gazetarisë së pavarur.

Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”,