Alarm në Kosovë: 7 punëtorë krahu,humbin jetën në katër muaj

Para 2 muaj

Rastet e vdekjeve në vendin e punës në Kosovë po mbeten shqetësuese, me shtatë viktima të regjistruara nga janari deri në prill 2026. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thekson se mungesa e sigurisë në punë dhe mosrespektimi i ligjit nga kompanitë janë shkaqet kryesore.

Ai kërkoi përgjegjësi nga punëdhënësit dhe angazhim më të madh nga Inspektorati i Punës, duke theksuar se nuk duhet të ketë tolerim ndaj shkeljeve që rrezikojnë jetën e punëtorëve.