Aktakuzë ndaj ish-komandantit për mosparandalimin e vrasjes së 29 civilëve në Zhegër (’99)

Para 7 muaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N., ish-komandant i nënstacionit në Zhegër, për krime lufte kundër popullsisë civile. Ai akuzohet se gjatë mars–prillit 1999 nuk ndërmori asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimet dhe vrasjen e 29 civilëve shqiptarë.

Sipas aktakuzës, D.N. ishte në dijeni se forcat serbe nën komandën e tij kishin rrethuar Zhegrën më 30 mars 1999 dhe kishin sulmuar Llashticën më 27 mars. Ai, bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë në Gjilan, dyshohet se ka urdhëruar tjetërsimin e vendit të krimit për të zhdukur provat.

Pavarësisht njoftimeve të marra nga të dëmtuarit, ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për ta ndalur apo raportuar krimin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.