Agjenda e OVL-UÇK-së – Nuk i bashkohen Qeverisë as sot për Epopenë e UÇK-së

Para 10 muaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur që për këtë 27 vjetor të Epopesë së UÇK-së, të mos i bashkohet agjendës së Qeverisë së Kosovës.

Kështu që, ata e formuan një agjendë të veçantë të tyre.

Në bazë të saj, sot ata do t’i fillojnë aktivitetet nga ora 09:30, për të bërë homazhe në Prekaz.

Derisa, drejtuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale do të bëjnë homazhe në Prekaz, duke filluar nga ora 10:00.

Pastaj, kjo organizatë do t’i vazhdojë homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Morinë.