A do ndikojë arrestimi i Erion Veliajt në rezultatin e PS, Barometri zbulon shifrat

Para 10 muaj

Pyetja e radhës në matjet e fundit të Barometrit ka qenë:“Çfarë ndikimi do të ketë arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në rezultatin e PS në 11 Maj?”

Rezultatet e Barometrit- Euronews Albania tregojnë se: 10,1% e qytetarëve mendojnë se kjo ngjarje do të sjellë rezultat pozitiv për PS në 11 Maj 2025.

52,5 % e të pyeturve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të sjellë ndikim negativ në rezultatin e PS në 11 Maj dhe 29,8 % e të pyeturve mendojnë që do të ketë ndikim neutral as pozitiv as negativ në rezultatin e PS në zgjedhje.