28 vjet nga rënia heroike e gjeneral Adrian Krasniqit – simbol i luftës për liri

Para 8 muaj

Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë, afër Pejës — një pikë strategjike e forcave serbe në atë kohë.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, ishte ushtari i parë i rënë me uniformë të UÇK-së. Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe pjesë e celulave të para të UÇK-së, me gradën komandant i logjistikës në nivel të Shtabit të Përgjithshëm. Pas vdekjes, ai u dekorua me gradën gjeneralmajor.

Krasniqi u bë simbol i rezistencës dhe i luftës për liri në një kohë kur populli shqiptar i Kosovës përballej me represion të rëndë dhe mohim të çdo të drejte themelore. Veprimi i tij dhe i bashkëluftëtarëve të tjerë i dha goditje të fuqishme regjimit serb, duke ndihmuar në rrugën drejt çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999.