Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përfshi nga flakët në qytetin Kerzers në Zvicër.
Sipas policisë së kantonit Fribourg, ekzistojnë dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi raportohet se një person brenda autobusit dyshohet se ka derdhur karburant mbi veten dhe i ka vënë flakën.
Tre persona të lënduar janë dërguar në spital, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë. Autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka indikacione që rasti lidhet me terrorizëm.
Ndërkohë, presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se rasti është nën hetim nga autoritetet.
