Vëllai rrah motrën në Fushë Kosovë, viktima dërgohet në strehimore

Para 10 muaj

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Siç njofton Policia, viktima është dërguar në strehimore.

“Fushë Kosovë, 01.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht  motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.