Vaksinimi kundër Human Papillomavirus (HPV) në Kosovë po vazhdon me rezultate pozitive dhe tashmë ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit. Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, programi është zgjeruar dhe përfshin edhe djemtë e klasave të gjashta, përveç vajzave.
Vaksina është pjesë e kalendarit të rregullt të imunizimit për fëmijët 11–12 vjeç dhe mbulueshmëria e vaksinimit ka arritur rreth 87 për qind.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se gjatë vitit 2025 janë vaksinuar gjithsej 19,986 fëmijë, prej tyre 10,060 djem dhe 9,926 vajza. Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksina është e sigurt dhe u bëjnë thirrje prindërve të konsultohen me profesionistë shëndetësorë për çdo paqartësi.
