Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë. Së bashku me homologun kosovar, Glauk Konjufca, ajo ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe ka vizituar Rifat Jashari në kullën e Jasharëve.
Spiropali ka theksuar se në Prekaz ndjehet pesha e historisë dhe përgjegjësia për të ardhmen. “Liria nuk është trashëgimi automatike, ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë”, ka shkruar ajo në Facebook.
