Jeton Babaj, 39 vjeçar, i cili humbi jetën dje në fshatin Llaushë të Skenderajt, dyshohet se si pasojë e një zjarri, do të varroset sot.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë bërë të ditur edhe kohën e ceremonisë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 8 prill 2026, nga ora 15:00, në Llaushë, te varrezat e lagjes Babaj.
