Sot varrosen babai dhe dy fëmijët që humbën jetën nga zjarri në Malishevë

Para 24 ditë

Sot do të bëhet varrimi i babait dhe dy fëmijëve të tij, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në një banesë në Malishevë.

Viktimat janë një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndërruan jetë si pasojë e tymit të dendur.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Gurbardh të Malishevës, duke filluar nga ora 18:00.