Shqipëri, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 520 euro

Para 20 ditë

Nga sot, 1 janar 2026, në Shqipëri hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë (≈ 520 euro).

Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.

Nga 24 mijë lekë në vitin 2017 (≈ 250 euro), përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026 (≈ 520 euro), duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.