Shënohet Dita Botërore e Diabetit

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Çdo 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit.

Diabeti Melit është një grup sëmundjesh që ndikojnë në mënyrën se si trupi përdor sheqerin në gjak (glukozën), një burim kryesor energjie për trupin dhe trurin. Pa marrë parasysh llojin e diabetit, kjo sëmundje mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gjak, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore, transmeton KLankosova.tv

Sipas statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 400 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Çdo vit, 1.5 milion vdekje janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë sëmundje. Për më tepër, prevalenca dhe numri i rasteve të diabetit kanë treguar një rritje të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit.

Në këtë ditë, QKUK do të prezantojë të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit, shërbimet që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planet dhe rekomandimet për përmirësimin e trajtimit të tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.