Prishtina nis aksionin për largimin e mbi 72 lokacioneve me mbeturina vëllimore

Para 21 ditë

Prishtina ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet nga Drejtoria për Shërbime Publike.

Drejtori Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se janë identifikuar mbi 72 lokacione me mbeturina dhe se aksioni po fillon zyrtarisht sot, duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompani publike dhe ekipe të shpërndara nëpër lagje.

Sipas tij, fillimisht po pastrohen lagjet qendrore, ndërsa pesë ekipe janë në terren për të përfunduar sa më shumë pika gjatë ditës dhe ditëve në vijim.

Po ashtu, ai ka theksuar se është finalizuar edhe procedura për lejen mjedisore për një qendër transitore të mbeturinave, e cila do të shërbejë për grumbullim dhe më pas dërgim në deponinë qendrore.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër qytetin dhe të drejtohen te institucionet për trajtimin e mbeturinave vëllimore.