Kanë – Paris Jackson tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, me një paraqitje plot stil dhe elegancë. Modelja dhe këngëtarja 26-vjeçare, vajza e ikonës së muzikës pop Michael Jackson, u shfaq me një fustan ngjyrë kafe me një çarje të thellë deri në kofshë, duke zbuluar këmbët e saj të tonifikuara.
Ajo e kombinoi pamjen me doreza të gjata, aksesorë prej argjendi dhe taka të larta, që e bënin paraqitjen e saj edhe më glamuroze.
Në të njëjtin event, aktorja Margaret Qualley mahniti me një fustan rozë të çelët, me mëngë të gjera dhe një fjongo të zezë në mes, që reflektonte një stil të rafinuar dhe romantik, raportoi DailyMail.
Me një grim të lehtë dhe flokë të mbledhura pas, ajo u paraqit me një stil më të përmbajtur, por po aq tërheqës.
Ato morën pjesë në premierën e komedisë së errët “Honey Don’t!”, e cila rrëfen historinë e një hetuese private në një qytet të vogël, e përfshirë në mistere të lidhura me një kishë sekrete.
