Një moment historik: Përfaqësuesit e parisë së Anamoravës te mbreti Aleksandër

Para 3 muaj

Beograd – Më 19 shkurt 1927, përfaqësues të parisë së Anamoravës kanë realizuar një vizitë zyrtare te mbreti Aleksandër në Beograd, siç dëshmohet nga një fotografi dhe të dhëna historike të ruajtura nga faqja “Gjilani i vjetër”.

Në rreshtin e parë në këmbë, nga e majta në të djathtë, janë: Mehmet Devaja, Feriz Llashtica, Hajdar Demosha nga Begunca, Zeqir Sejdiu – Zeqë Vërbani, Rexhë Kurdia nga Komogllava dhe Musë Tomaku nga Pograxha.

Në rreshtin e dytë në këmbë gjenden: Hamdi Kurteshi nga Pozherani, Rashit Llashtica, Adil Agë Dobërçani, Sinan Staneci, Kamber Dani nga Hogoshti, Jonuz Përlepnica, Shefki Zhegra dhe Veli Kopërnica.

Rreshti i tretë, ulur, përbëhet nga: Jakup Karaçeva, Tomë Popoviqi, Haxhi Jusuf Shkodriqi nga Desivojca, Sejdë Budrika dhe Islam Pira nga Pozherani.

Ndërsa në rreshtin e katërt, ulur këmbëkryq, janë: Ramiz Kabashi, Osman Agë Muçivërca, Sali Fejza nga Hogoshti, Hafiz Osmani nga Dobërçani dhe Ramadan Shipashnica.

Këto të dhëna paraqesin një dëshmi historike të rëndësishme për përfaqësimin e parisë së Anamoravës në ngjarje zyrtare gjatë periudhës së Mbretërisë Jugosllave.

pozicioni i komuniteteve shqiptare në atë periudhë ..

Fakte nga faqja Gjilani i Vjetër