Merz kërkon përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi: Është koha për veprime konkrete

Para 5 muaj

Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë përkushtimet e marra dhe të përshpejtojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër.

Ai u zotua për përfshirje më të madhe të Gjermanisë në këtë proces, duke pranuar mungesën e progresit gjatë këtij viti dhe theksoi rëndësinë e deklaratës së përbashkët për pajtim dhe fqinjësi të mirë mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana tjetër, tha se progresi në Kosovë po sfumohet nga kërcënimet e Serbisë, duke përkujtuar sulmin në Banjskë dhe kërkoi që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Samiti në Londër mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.