Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.
Sipas Komisioni Evropian, Kos e ka informuar tashmë kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj.
Siç raporton Radio Televizioni i Kosovës, komisionerja synon të udhëtojë në Prishtinë sapo të jetë e mundur, ndërsa vizita e saj ishte paraparë për mesin e kësaj jave.
Zyrtarët evropianë kanë shprehur gjithashtu keqardhje për zhvillimet e fundit politike në vend.
