Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili përfundoi pa marrëveshje për çështjen e presidentit. Ai bëri të ditur se do të vazhdojë konsultimet me liderët politikë për të arritur një zgjidhje të pranueshme, duke theksuar nevojën për një president që garanton unitet dhe stabilitet institucional në vend.
