Leyen: Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, paralajmëroi se Evropa po përballet me një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”.

Von der Leyen foli në hyrje të takimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në të cilën ajo është anëtare, përpara mbajtjes së Samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.

Ajo theksoi se janë mbledhur për një samit të jashtëzakonshëm që do të fillojë në orët në vijim. “Jemi në një kohë të jashtëzakonshme ku shohim se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Ne duhet ta vendosim Evropën në një pozicion ku ajo të mund të vetëmbrohet dhe të mbrojë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së potencoi rëndësinë e vendosjes së Ukrainës në një pozicion për ta mbrojtur veten dhe për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ajo njoftoi në këtë drejtim do t’u prezantojë liderëve një plan të ri të quajtur “ReArm” i cili synon të riarmatosë rajonin duke rritur shpenzimet e mbrojtjes të Evropës.

Pasi bëri të ditur se plani i ri kap vlerën prej 800 miliardë euro, Von der Leyen tha: “Ai u siguron vendeve anëtare më shumë mjete financiare për shpenzime ushtarake dhe ofron mundësinë për furnizime të përbashkëta në nivel evropian. Si një pikë shumë e rëndësishme mund të sigurojë dobi edhe ndaj Ukrainës, sepse falë këtij plani vendet anëtare mund të investojnë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës ose të furnizojnë kapacitete ushtarake dhe t’ia japin ato Ukrainës”.

Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel dhe do të diskutojnë mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrat për t’i rritur shpenzimet për mbrojtjen e Evropës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.