Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit janë trajtuar shumë raste lëndimesh nga mjetet piroteknike në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së. Sipas ShSKUK-së, shumica e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë, me dëmtime kryesisht në duar dhe gishta, përfshirë edhe raste amputimesh. Aktualisht, gjashtë pacientë mbeten të hospitalizuar për shkak të lëndimeve të rënda, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar. ShSKUK u ka bërë thirrje prindërve dhe institucioneve për rritje të kujdesit dhe ndërgjegjësimit ndaj rreziqeve të mjeteve piroteknike.
