Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart kontributin e tij për kombin shqiptar.
Kurti theksoi se Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme intelektuale bashkëkohore, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gjuhën dhe identitetin kombëtar, pavarësisht kritikave dhe sulmeve që kishte përjetuar. Ai shtoi se, ndonëse u nda nga jeta pak para se të mbushte 90 vjet, vepra e tij do të mbetet e gjallë dhe me ndikim të madh për shqiptarët.
